Festa e 30-vjetorit të VEKO Group – Mbrëmja Gala

Kompania Veko Group ka mbushur 30 vjet që nga themelimi i saj dhe për të festuar këtë rast të veçantë, organizoi një mbrëmje gala në ambientet e një hoteli prestigjioz në qytetin tonë.

Më shumë se 300 të ftuar morën pjesë në këtë mbrëmje gala, ku nëpërmjet fotove dhe videos, do të shihni disa nga momentet më kulminante të kësaj nateje të jashtëzakonshme, si edhe emocionet dhe ndjenjat e të gjithë atyre që e bënë këtë event të mundur.

Ceremonia e hapjes u zhvillua me fjalime falenderuese, mirënjohëse dhe emocionuese nga bashkëthemeluesit e kompanisë  VEKO, z. Dimo Kotsias  dhe z.Stavro Kotsias, të cilët na inspiruan me  rrugën dhe arritjet që Veko Group ka ndjekur në këto 30 vite.

Në vazhdim, nën moderimin profesional të znj. Alketa Vejsiu, gjatë mbrëmjes u shfaqën edhe disa performanca muzikore të mrekullueshme, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe emocionuese.

Ndërkohë, një ceremoni çmimesh u mbajt për të nderuar disa prej partnerëve dhe bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm të VEKO-s, të cilët kanë kontribuar në arritjen e suksesit gjatë këtyre viteve.

Pikërisht për: z.Harallamb Gazhani-mirënjohje për besnikërinë dhe kontributin e çmuar në suksesin tonë, z.Fredi Bregu-mirënjohje për 30 vite si klienti më besnik dhe z.Anton Theodoridis-mirënjohje për 30 vite bashkëpunim.

Moderimi, fjalimet dhe shfaqjet muzikore frymëzuese u ndoqën nga të gjithë, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më të paharrueshme.

Ceremonia e tortës kulmoi këtë mbrëmje të veçantë dhe të gjithë të ftuarit u ngritën për të festuar 30 vjetorin e VEKO-s duke e  mbushur këtë  mbrëmje  plot me emocione.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë mbrëmje të shkëlqyer, dhe le të mbartim me vete disa nga momentet së këtij eventi të paharrueshëm.

Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë drejt suksesit, VEKO Group.