30 Vjet VEKO Group – Live Showroom | Tour Conference | Meeting | VR experience

Festimi i 30-vjetorit të Veko Group u organizua nga disa aktivitete të vlefshme për cilin do pjesëmarrës.

VEKO këtë vit feston 30-vjetorin dhe mirëpriti bashkëpunëtorët dhe partnerët nga e gjithë bota në ambientet e showroom-it në Tiranë.

Partnerët tanë patën mundësinë të bëjnë një tur të showroom-it dhe magazinave tona, duke marrë një pamje ekskluzive të produkteve, ambienteve, mënyrës se si VEKO  funksionon apo operon dhe për të mësuar më shumë për historinë dhe arritjet e Vekos, ku nëpërmjet fotove dhe videos, do të shihni disa nga  këto momente.

Përveç eksperiencës dhe njohurive në showroom gjatë tour të ofruar, ata patën mundësi të eksperimentonin një përvojë inovative qe VEKO ofron.

Përvoja inovative: VEKO Group demenstroi teknologjinë e avancuar nëpërmjet një përvojeje VR, duke i dhënë mysafirëve tanë një vështrim virtual në një nga projektet tona më të mëdha në Shqipëri, Riskosntruksionin i  ”Teatrit të Operas dhe Baletit”

Në ambientet tona në sallën e konferencave VEKO, u mbajtën katër prezantime nga folës të ndryshëm.

Një nga bashkëthemeluesit e kompanisë z.Stavro Kotsias, hapi këtë konferencë duke treguar në retroskeptivë ecurinë në biznes në këto 30 vite të VEKO-s, 1993-2023, arritjet, partneritetet, sfidat dhe  bashkëpunimet.

Prof.Dr.George Ntalos diskutoi për ndërtimin e marrëdhënieve të forta që VEKO disponon, duke përfshirë bashkëpunimet universitare si ”University of Thessaly” dhe jo vetëm .

Së fundmi, bashkëthemeluesi tjetër i kompanisë z.Dimo Kotsias dhe z.Enjan Gazhga, Ceo- 1Up Lab (kompani teknologjike), së bashku ndanë vizionin për të ardhmen e kompanisë, VEKO, duke përfshirë “Veko Green Energy” dhe rolin e teknologjisë në industri, transformimin digjital dhe hapat e VEKO-S drejt këtij rrugëtimi.

Pas prezantimeve, në katin e parë të Showroom-it VEKO u zhvillua një event i lehtë, ku të ftuarit patën mundësinë të lidhen me njëri-tjetrin dhe të shkëmbenin informacione kontakti dhe ta shijonin.

VEKO, falenderon bashkëpunëtorët, partnerët dhe klientët tanë që na u bashkuan në festën tonë të 30-vjetorit.

Faleminderit që jeni pjesë e familjes VEKO dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndërsa shohim në një të ardhme të ndritshme së bashku.

#30VjetVEKO