Ndriçues tavoline ATMAN

Ndriçues tavoline me burim drite LED i projektuar përmes një kristali. Është krijuar me kristal ovale me bazë nikel dhe dimmer të zi. Ky produkt sugjerohet të përdoret për ambiente të bredshme. Ndriçoni ambientin tuaj me Atman i projektuar nga Enzo Catellani.

Dimensionet: H: 8cm W: 16cm

Përshkrim

Atman ishte eksperimenti i parë i Enzo Catellani me një burim drite LED, një ide që i erdhi rastësisht, ose ndoshta me magji. E gjitha filloi me një udhëtim në Indi, ku ai ra në kontakt me intensitetin e një kulture që ndërthur heshtjen dhe kaosin, spiritualitetin dhe mjerimin. Këtu Enzo Catellani zbuloi gurë të shenjtë ovale dhe vendosi të rikrijojë të njëjtën formë duke përdorur xhami. Emri “Atman” vjen nga një fjalë sanskrite që do të thotë “shpirt”. Zgjidhni Catellani & Smith!