VEKO në BeachVolley Mix “Golem Open” 2022

Një fundjavë elektrizuese në plazhin e Golemit!

Në kuadër të pushimeve verore në plazhin e Golemit u zhvillua turneu miqësor Beach Voley Mix 2vs2 “Golemi Open”

16 skuadra sfidauan njëra tjetrën në 3 ditë spektakolare më 15/16/17 Korrik.

Veko Group si një nga partnerët në organizimin e këtij eventi, kishte kënaqësinë të dhuronte çmimin e dytë për fituesit.
Të gjithë ne, patëm mundësinë të përjetonim një fundjavë të zjarrtë me plot emocione, duke shijuar magjinë e volejbollit të

plazhit me sportistë të spikatur nga Shqipëria dhe Kosova.

Veko Group gjtihmonë në mbështje të nismave sportive dhe kulturore duke besuar në fuqizimin e sportit si mekanizëm për zhvillimin e shoqërisë.