SEMINAR, SHTATOR 2011

Të ftuar për folës në seminar ishin ekspertë dhe shkencëtarë të njohur në Europë, të cilët iu referuan kërkimeve dhe përvojës së tyre në fushën e drurit. Fjalimi kryesor i seminarit iu kushtua produkteve moderne të drurit dhe teknologjive për ndërtimin dhe zbatimin praktik të katalogut interaktiv për ndërtime druri. Gjithashtu, pati një fjalim të shkëlqyer mbi lidhjen e çative prej druri për banesa familjare, nga Claudio Pichler, ekspert teknik i Egna-s, si edhe një fjalim interesant nga Herles Faccini, lidhur me strukturat prej druri në Shqipëri.Fjalimet mbyllëse ishin nga Alexander Williams mbi arkitekturën bashkëkohore në Evropë dhe DrEleutheria Tsanika mbi restaurimin e strukturave prej druri, me përdorimin e teknologjisë moderne.Seminari pati një ndikim të madh në tregun dhe komunitetin lokal dhe u promovua gjerësisht nga mediat.VEKO me filozofinë e saj për adoptimin e metodave bashkëkohore të përdorimit dhe përpunimit të drurit është krenare që organizoi dhe sponsorizoi këtë aktivitet dhe do të jetë gjithmonë pishtar i ideve dhe iniciativave të ngjashme.