Prodhimi i Biokarburantit Pelet

Mbrojtja e mjedisit është një aspekt i rëndësishëm i mënyrës se si ne bëjmë biznes. Përpjekjet tona për ruajtjen e tij janë të vazhdueshme, me qëllim t’u trashëgojmë brezave të ardhshëm një mjedis të pastër dhe njerëzor. 

Për ne, balanca ekologjike është një pakt i shenjtë. Ne besojmë se duke u kujdesur për mjedisin, e bëjmë tokën një shtëpi të përjetshme për fëmijët tanë dhe për të ardhmen.

Ne besojmë se sjellja e përgjegjshme ekologjike ka përfitime afat-gjata ekonomike. Kjo është arsyeja pse që nga fillimi i veprimtarisë sonë, ne kemi investuar në zhvillimin e një programi të plotë riciklimi.

Ne jemi krenarë që u prezantojmë konsumatorëve dhe tregut biokarburantin pellets, prodhuar tërësisht nga mbetjet e drurit pas përpunimit në fabrikat tona. Natyra është fuqia jonë dhe ne duhet ta mbrojnë atë në çdo mënyrë.