274936c4b649c88ffad7944bfc7a744a.jpg


25-vjetori i Vekos 26.01.2019 Veko shënoi 25-vjet në treg, 25-vjet eksperiencë, 25- vjet histori suksesi. Udhëtimi i gjatë 25-vjeçar nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e klientëve tanë, bashkëpunëtorëve besnikë dhe stafit të kualifikuar, ne jemi përballur me çdo sfidë. Ky 25 vjetor u festua në një mbrëmje gala, ku morën pjesë stafi i kompanisë shumë prej të cilëve janë bashkuar me ne që ne fillim për të na shoqëruar gjatë.Bashkëpunëtorë dhe klientë, mbështetës të rrugëtimit të Vekos që në fillimet e saja.Përveç muzikës dhe surprizave u ndanë 2 çmime mirënjohje për klientin dhe punonjësin më të vjetër. E sigurisht nuk ka ditëlindje pa tortë, ceremonia e prerjes së tortës tashmë e kthyer ne traditë kulminoi ketë event. Festa u organizua më 26.01.2019 ku korrespondoi dhe me festimin e një viti të mbyllur me sukses dhe mirëpritjen e një viti të ri me suksese dhe arritje të reja.
Execution time: 0.026022911071777
Page section:articleDB Connection closed!