Veko Group-Green Energy

Mbrojtja e mjedisit është një nga filozofitë e Veko Group, ndaj  përpjekjet tona për ruajtjen e tij janë të vazhdueshme.

Investimi i rradhës është në energjinë fotovoltaike, energjinë  e gjelbër dhe të rinovueshme.

Përdorimi i burimeve nga uji, dielli,era, ndihmon në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, ndaj energjia e përfituar nga shfrytëzimi i këtyre burimeve është  energji e pastër.

Panelet fotovoltaike mbulojnë të gjithë hapësirën e tarracës të ndërtesës së magazinimit  VEKO GROUP, filialit kryesor në Gjirokastër.

Që nga fillimi i veprimtarisë sonë, ne investojmë ne zhvillimin e programve të plota riciklimi, ndaj  besojmë në impaktin pozitiv që ky investim ka në mjedis, për një të ardhme më të mirë.

Veko. Kualitet në çdo hap!