Pallati i Sportit “Tepelenë”
Një Projekt Sportiv me Parket Inxhinierik i certifikuar nga FIBA
Pallati i Sportit “Tepelenë” është një projekt i veçantë, i cili përbën një hapësirë sportive për të gjithë sport dashësit në qytetin e Tepelenës.
Në këtë projekt , VEKO Group ka ofruar parketin inxhinierik të prodhuar nga kompania e njohur e parketeve ”Haro”. Modeli i parketit sportiv është “HELSINKI 10-10,” i cili është certifikuar nga FIBA, organizata e njohur ndërkombëtare për basketbollin.
Ky certifikim garanton se parketi sportive përmbush të gjitha kërkesat dhe standardet e FIBA-s për lojra të ndryshme, duke e bërë të përshtatshëm pallatin e sportit për ndeshje të nivelit të lartë.
Përdorimi i parketit Inxhinierik Sportiv Haro “HELSINKI 10-10”,ofron një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të përshtatshme për ndeshjet sportive të ndryshme dhe i siguron sportistëve një ambient të përshtatshëm për të shfaqur aftësitë e tyre, duke përmbushur standarde të larta të performancës dhe sigurisë.
Pallati i Sportit “Tepelenë,” është një tjeter tregues i përkushtimit të VEKO Group ndaj sportit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive në qytete të ndryshme të vendit tonë.