Melesin Distillery Hotel

Melesin Distillery Hotel është një nga projektet më të  bukura të vendit tonë I poziconuar  në juglindje, në Leskovik te qytetit të Korcës. Në këtë projekt, ne kemi ofruar produktet tona të drurit dhe veshjen e dyshemesë me parket masiv Lisi, për të qenë më afër natyrës duke  I dhënë çdo ambient nje pamje natural dhe qëndrim të ngrohtë .

Parketi I Drurit Masiv prej Lisi nga Veko Group ka qenë nje nga  zgjedhjet  ideale për këtë projekt. Ky lloj parketi ka një pamje të mrekullueshme dhe është shumë i qëndrueshëm. Masiviteti I drurit i japin një fortesë të jashtëzakonshme dhe e bëjnë atë një zgjedhje ideale për ambientet me trafik të lartë si hoteli apo restoranti.

Parketi I Drurit Masiv prej Lisi, me një ngjyrë natyrale, është instaluar në disa prej ambienteve  të Melesin Distillery Hotel, duke i dhënë atyre një pamje të bukur dhe elegante. Gjithashtu nëambientet e Melesin Distillery Hotel janë përdorur  dhe produktet e drurit si tavane pishe dhe binarë druri, duke ofruar nje pamje estetikë  në çdo qëndrim dhe duke siguruar cilësi me standardet më të larta në konstruksion.

Tahmë në më shumë se 30-vjet Veko është prezent ne projektet më të rëndësishme të vendit tonë, private dhe  publike,me angazhimin të plotë, për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe cilësi të lartë.