2022

Investimi në energji të rinovueshme.

Në vitin 2022, Veko Group, gjithmonë i ndjeshëm ndaj nevojës për mbrojtjen e mjedisit, investoi në energjinë rinovueshme. Kompania krijoi një park fotovoltaik në ambientet e fabrikave në Tiranë dhe Gjirokastër, me një kapacitet prej 1.2 MW, që mundëson mbulimin e 100% të nevojave të saj për energji elektrike. Gjithashtu, investoi edhe në një park fotovoltaik në Darezëz të qytetit të Fierit, me një kapacitet prej 2.4 MW. Grupi Veko synon gjithmonë të përmirësojë impaktin e tij në mjedis dhe të ndihmojë në përdorimin e burimeve të rinovueshme.