Veko në TiranaTriathlon-Edicioni 5

Noto. Pedalo. Vrapo. SFIDA JE TI!

Veko Group vazhdon të mbështesë #TiranaTriathlon në edicionin e pestë të saj, një garë e cila bashkon notin, çiklizmin dhe vrapimin në një sfidë të vetme.

Kjo garë sportive ka tërhequr një numër të madh pjesëmarrësish nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, në zonën e Liqenit të Farkës. Fituesit u shpërblyen me medalje dhe shpërblime në disiplinat e meshkujve, femrave dhe në kategorinë e skuadrave.

Veko Group shikon këtë garë si një aktivitet argëtues dhe një sfidë e rëndësishme për promovimin e një jete të shëndetshme dhe ndërgjegjësimin për aktivitetet sportive.

 Gjithmonë në krah të këtyre iniciativave shoqërore, Veko Group është krenar për pjesëmarrjen e tyre në Tirana Triathlon 2023.

Ju prezantojmë disa momente të veçanta nga ky ngjarje emocionuese. #TiranaTriathlon2023


#veko veko group #triathlon #tiranatriathlon #bashkiatirane