Veko në Tirana Triathlon-Edicioni 4

Noto. Pedalo. Vrapo. SFIDA JE TI!

Veko  Group edhe këtë vit ishte mbështetëse e edicionit të 4-ët të Tirana Triathlon,  i cili u mbyll me sukses ditën e djeshme, më 12 Qershor në Liqenin e Farkës.

 Triathlon është një sport, që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme; not, çiklizëm, vrap. Në këtë garë sportive morrën pjesë një numer shumë i madh pjesëmarrësish.


Veko Group mbështeti këtë garë argëtuese por në të njëjtën kohë edhe sfiduese për të gjithë  qytetarët, duke e parë si një nga përgjegjësit kryesore shoqërore të cilën e përfaqëson si kompani.

Më poshtë do të gjeni disa momente të shkëputura nga #TiranaTriathlon2022