Osb

L0

OSB-Oriented Strand Boards- janë pllaka zdrukthi.

408 Views
Kategoritë: ,
Brandet: Holmen Wood ProductKeitele Group OySca Wood AbUpm Pulp Sales OyVersowood Oy
Dimensione 0.009 x 1.22 × 2.44 m; 0.015 x 1.22 × 2.44 m; 0.018 x 1.22 × 2.44 m

Përshkrim

OSB-Oriented Strand Boards- janë pllaka zdrukthi.
Ashklat e pllakave OSB kanë një formë dhe trashësi të caktuar dhe me anë të një komponenti lidhës presohen deri në formën e pllakave shumështresore.
OSB 2- pllaka për konstruksione mbajtëse për përdorim në mjedis të thatë.
OSB 3- pllaka për konstruksione mbajtëse për përdorimin në mjedis të lagësht.

Përdorimi I OSB

-si konstruksione mbajtëse dyshemeje
-veshje muresh
-veshje çatie
-për ndërtimin e pajisjeve të magazinave dhe të skenave
-në ndërtimin e dyqaneve dhe në ngritjen e pavijoneve të panaireve
-në industrinë e ambalazhimit

Për lidhjen e tabakëve të OSB përdoren vidha, gozhda dhe fashita. Përdorimi i tyre është i detyrueshëm tek konstruksionet mbajtëse.
Trajtimi me llaqe dhe me mjete të tjera mbrojtëse mund të shkaktojë çngjitjen e pjesëzave të veçanta nga tabakët
Para se të përdoret një sistem llakimi është e këshillueshme të bëhet një llakim provë.
Ashtu si druri masiv, edhe tabakut të OSB mund t’i bëhen prerje, frezime, forcime me kllapa bashkuese pa problem.
Tabakët e OSB ruhen në palete, ku tabakët që janë në ballë janë mbuluar me karton, ndërsa tabakët që bashkohen me gjuhëz dhe ulluqe e gjitha paleta është e mbrojtur me veshje kartoni.