2010

Zgjeron aktivitetin duke investuar në tregun e laminateve dhe parketeve E specializuar në fushën e parketeve, Flooreco e cila tashmë e emëruar VEKO FLOOR, është e para kompani që krijon standarde novatore në tregun vendas, përfaqëson kompanitë më të mëdha evropiane të këtij sektori dhe prezantohet përmes një ekspozite unike bashkëkohore 550 m².

2007

Veko zhvillon aktivitetin e saj në tregtimin e parketeve, pasuron portofolion e saj me përfaqësimin e kompanive më dinjitoze dhe lider të tregut, njëkohësisht zgjeron kapacitetin magazinues me 7.000 m².

2003

Zhvillimi i vazhdueshëm i kompanisë krijon nevojën për zgjerim në ambiente të reja. VEKO investon në blerjen e pronave të veta në Tiranë dhe në një sipërfaqe totale 14.000 m² strehon zyrat, ekspozitën dhe magazinat e reja.

2002

Kompania vazhdon aktivitetin e saj me investimin në prodhimin e mobiljeve gjysëm të gatshme nga produkte industriale druri të tipit DIY, por edhe pasurimin e gamës së lëndëve të para me importe nga Azia, Amerika dhe Afrika.

1998-2000

VEKO zgjeron dhe përforcon linjën e prodhimit me investimin në makineri moderne për përpunimin e drurit. Në të njëjtën kohë rrit kapacitetin e saj magazinues në 8500 m2.