Restorant Gambero

Laminat Haro Gran Via 4V Oak Vintage* 526712(8 mm Class 31).

Dekori i restorantit është një nga më të rëndësishmit pasi krijon ambientin e duhur për të kaluar momente të paharrueshme.

Restoranti Gambero Gourmet është vendi i duhur për të ngrënë ushqim perfekt, për të shijuar verë të veçantë ose një ëmbëlsirë të shijshme dhe të ndjehesh tepër komod.

Dyshemeja është një nga investimet e tyre më të rëndësishme, nga mirëmbajtja e lehtë deri te jetëgjatësia, të cilët në bashkëpunim me Veko Group kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Laminat Haro Gran Via 4V Oak Vintage është një zgjedhje e mrekullueshme , rezistente ndaj gërvishtjeve dhe lehtësisht e pastrueshme, ndaj çdo derdhjeje që është e pashmangshme të ndodhë.

Formati i shiritave të gjata Gran Via 4V zgjeron pamjen e restorantit.

 Pamja naturale e drurit theksohet nga formati në trend prej 2200 mm në gjatësi dhe 243 mm në gjerësi, duke lejuar që dhomat të duken më të mëdha. Gjatësia e veçantë dhe skajet e pjerrëta në të katër anët theksojnë më tej pamjen naturale të drurit.

Laminati Haro Gran Via 4V  i jep një ndjesi të ngrohtë restorantit Gambero dhe e bën atë të duket më luksoz.Në Veko do të keni një shumëllojshmëri zgjedhjesh laminate, parkete, vinil etj për zgjedhjen ideale të  dyshemesë së restorantit tuaj.