Një proçes impregnimi të drurit të depërtueshëm.
Përmbajtja e lagështisë së drurit duhet të jetë më e vogël se 30% (pika e ngopjes së fibrave) për të qenë
gati për përpunim.
Mbrojtja e tij më e mirë arrihet me të ashtuquajturën metodën e qelizës së plotë, në të cilën faza e
presionit zgjat derisa druri të mos thithë më solucion konservues. Fazat më të rëndësishme për rezultate
të suksesshme trajtimi të drurit janë vakuumi fillestar, plotësimi i cilindrit të evakuuar me konservuesin
dhe faza e presionit.
Fillimisht, pompa të fuqishme heqin ajrin nga cilindri i impregnimit dhe nga druri. Sa më i fortë vakuumi i
krijuar, aq më shumë solucion mund të absorbohet nga druri. Ky vakuum duhet të ruhet ndërsa cilindri
mbushet me materialin konservues. Në vijim pompat ushtrojnë presion jashtëzakonisht të lartë në
mënyrë që solucioni konservues të depërtojë thellë tek qelizat e drurit. Vakuumi përfundimtar siguron
që druri mund të hiqet nga njësia e përpunimit pa pikuar teprica materiali.
Llojet e drurit ndryshojnë shumë për sa i përket nivelit të përshkueshmërisë së tyre. Kjo do të thotë që
vakuumi i zgjedhur dhe fazat e presionit të ushtruar duhet të jenë shumë më të mëdha për shembull për
bredhin, sesa për pishën.