Inovacion dhe Teknologji “Bright the Future” event nga Veko Group

Eventi “Bright the Future”, i organizuar nga Veko Group gjatë muajit mars, u bë një platformë e rëndësishme për bashkëpunim, inovacion dhe shkëmbim ide në komunitetin e arkitekturës dhe dizajnit. Ky event solli së bashku arkitektë për të eksploruar se si teknologjia, qëndrueshmëria dhe kreativiteti mund të kombinohen për të krijuar vlerë të shtuar në projektet e tyre.

Veko Group prezantoi bashkëpunimin më të ri me kompaninë POLYGROUP, me produktin e tyre inovativ “Dysheme teknike”. Dyshemetë teknike përshtaten për çdo ambient me funksionalitet të gjerë dhe levizshmëri të shpeshtë. Kjo lloj dyshemeje, përbëhet nga panele me një shtresë të mbështetur në strukturë vertikale, lartësia e të cilave mund të përshtatet sipas nevojave, duke krijuar një hapësirë që lejon implementimin e sistemeve të ndryshme të shërbimit.

EGGER GROUP, prezantoi koleksionin e saj të ri të Laminatëve AQUA PRO, të cilat tani janë të disponueshme edhe në tregun shqiptar. Koleksioni i ri Aqua Pro është një revolucion në fushën e laminateve, duke kombinuar rezistencën e lartë ndaj lagështirës me dizajne elegante dhe moderne. Kjo linjë është krijuar posaçërisht për hapësirat që kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe estetike, si kuzhina, banjo dhe zona të tjera me ekspozim të lartë ndaj ujit. Me teknologjinë e saj të avancuar, Aqua Pro garanton qëndrueshmëri afatgjatë, duke ruajtur pamjen e tij të pashembull edhe në kushtet më të vështira. Dizajnet e reja ofrojnë një gamë të gjerë ngjyrash dhe teksturash duke u përshtatur çdo preference dhe nevojë dekorative.

Grup i ri dizenjuesish YO-2, i njohur për ekselencën dhe kreativitetin, solli në Veko Concept koleksionin e tij më të ri të tapeteve dhe letrave të murit, duke ofruar ide të freskëta dhe inovative për projektimin e hapësirave të brendshme. YO-2 solli në qendër të vëmendjes jo vetëm estetikën, por edhe funksionalitetin. Tapetët dhe letrat e murit të koleksionit të ri janë të prodhuara me materiale cilësore dhe teknologji të avancuar, duke siguruar qëndrueshmëri dhe lehtësi në përdorim. Kjo i bën ato ideale si për ambiente banimi ashtu edhe për hapësira komerciale.

Kompania portugeze EPW, e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë së lartë dhe qëndrueshmërisë, solli në fokus produktin parësor, atë të dyshemeve për ambiente të jashtme. Materialet e përdorura në prodhimin e dyshemeve të jashtme janë të zgjedhura me kujdes minimizojnë ndikimin në mjedis, duke siguruar që çdo produkt të jetë jo vetëm i qëndrueshëm, por edhe i përshtatshëm për një të ardhme më të gjelbër.

Eventi “Bright the Future” pati pjesëmarrjen e një numri të madh arkitektësh dhe profesionistësh të industrisë, të cilët kontribuan në diskutimet dhe shkëmbimet e ideve. Ai solli në pah rëndësinë e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë në projektimin modern, duke ofruar një platformë për shkëmbim ide dhe krijim të vlerave të reja në komunitetin e arkitekturës dhe dizajnit.

Falënderime të veçanta ju drejtuan të gjithë pjesëmarrësve dhe bashkëpunëtorëve për mbështetjen dhe praninë e tyre.