parket inxhinierik

Pse duhet të zgjedhim parket inxhinierik për shtëpinë?

Ja cilat janë 10-benefite të parketit inxhinierik.

  • I NGROHTË

Parketi inxhinierik jo vetëm i jep elegancë shtëpisë suaj, por edhe ngrohtësi. Sipërfaqja e parketit inxhinierik, përmban shtresa të shumta, duke përcjellë ngrohtësinë naturale të drurit.Një dysheme me parket është gjithmonë estetike dhe e ngrohtë për këmbët.

  • KA JETËGJATËSI

Një dysheme që zgjat për shumë vite. Parketi inxhinierik përbëhet nga 2 ose më shumë shtresa të përbëra nga dru të vërtetë.

  • EKONOMIK

Parketi Inxhinierik ofron  nje seri variantesh të ndryshme me një çmim mjaft të arsyeshëm, në krahasim me parketin e drurit.

  • REZISTENT NDAJ BYMIMIT DHE TKURRJES

Dyshemeja prej druri të inxhinierizuar nuk ndikohet nga temperatura dhe niveli i lagështisë.  Pra eshte rezistent ndaj bymimit dhe tkurrjes.

  • LEHTËSISHT I MONTUESHËM

Parketi Inxhinierik  indetifikohet për instalimin e tij të thjeshtë.

Instalim profesional apo DIY(nga vetë ju).

  • EKOLOGJIK

Përveç se këto parkete ofrojnë një cilësi të lartë janë edhe mjaft ekologjike dhe miqësore me mjedisin.

  • MUNDËSI TË GJERA ZGJEDHJEJE

Nga stilet bashkëkohore për shtëpitë më moderne, te pamja e errët dhe tradicionale, në stilet më të thjeshta e rurale, dyshemeja me dru të inxhinierizuar është e disponueshme në një larmi llojesh dhe opsionesh.

  • MIRËMBAJTJE E ULËT DHE  E LEHTË PËR TU PASTRUAR

Dyshemetë prej druri janë tepër të lehta për tu mbajtur të pastra. Ato mund të fshihen si normalisht, pastrohen me avull ose të fshihen me fshesë me korrent për të hequr çdo papastërti ose mbeturina të grumbulluara.

  • MUND TË RASHINOHET

Ne ndryshim nga dyshemete e tjera parketi inxhinierik  mund të rashinohet në vend që të zëvendësohet.

Ky është një përfitim i madh pasi kostoja për ta zevendesuar ate është më e ulët se blerja dhe instalimi i parketit te ri. Gjithashtu, ju jep mundësinë të ndryshoni në mënyrë drastike shtëpinë tuaj pa shpenzuar shumë para

  • SHTON VLERË NË SHTËPINË TUAJ

Dyshemetë prej druri te inxhinierizuar mund t’i shtojnë vlerë shtëpisë tuaj. Kur vjen koha për të shitur shtëpinë tuaj, blerësit do të paguajnë më shumë për një shtëpi me dru të fortë sesa nje dysheme tjeter. Parketi inxhinierik gjithashtu eshte i përshtatshëm për sistemet e ngrohjes nën dysheme.

X