Allure O’ Dining Table

Tavolina Allure O’ prezantohet si një nderim i përzemërt për stilin bashkëkohor/kontemporan.

Kompozime në bazë të moduleve me dimensione të ndryshme sipas materialeve koresponduese. (Kliko për të parë skedën teknike)

Përshkrim

Tavolina Allure O’ prezantohet si një nderim i përzemërt për stilin bashkëkohor/kontemporan. Forca e dizajnit të saj shihet qartë në formën e pjesës së sipërme dhe ekuilibrin midis linjave të drejta dhe të lakuara. Në një ndërthurje të formave gjeometrike eliptike që kujton pasqyrën e Madison, e projektuar nga Monica Armani në vitin 2017, rinovon referencën e formës së syzeve ikonike të Jackie O. Allure O’ disponohet me një sipërfaqe katrore ose drejtkëndore, të dyja me skaje të lakuara, dhe secila vjen në dy madhësi për të ulur katër, gjashtë apo edhe tetë persona. Seksioni i bazës së piramidës përsërit ekuilibrin rigoroz të majës me përmasa delikate për të krijuar një nivel harmonie që mund të garantojë stabilitet strukturor dhe vizual. Përfundimet nënvizojnë elegancën e sofistikuar të konceptit frymëzues që qëndron pas tij.