METROPOLITAN EXPO 8-11 MAJ 2014


VEKO do të jetë prezent në ekspozitën ndërkombëtare MEDWOOD, që do të zhvillohet në METROPOLITAN EXPO ATHENS, qendrën më të madhe ekspozuese të Greqisë, 8-11 Maj 2014.

VEKO, në kuadrin e bashkëpunimit strategjik me kompaninë AKRITAS, paraqet produktet e saj në MEDWOOD, ekspozitë ndërkombëtare për materiale ndërtimi prej druri, materiale për mobilie, produkte druri gjysëm të gatshme, mjete dhe makineri druri.

Kryesisht do të prezantohen produktet e kompanisë të prodhuara prej drurësh skandinave, por edhe produktet e tjera, me synim zgjerimin e aktivitetit të saj eksportues në tregjet e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Execution time: 0.030740976333618
Page section:articleDB Connection closed!