KOMPANI DINAMIKE, INOVATIVE DHE VIZIONARE

Ne ruajmë frymën e fillimit, shpirtin origjinal

Veko, një identitet i dallueshëm korporativ me mbi 25 vjet eksperiencë, njohuri teknike dhe kulturë artizanale. Është historia e një kompanie që filloi nga një madhësi dhe mentalitet artizanal, ku në sajë të largpamësisë, vizionit, këmbënguljes dhe objektivave të qarta të themeluesve, vëllezërve Koca, pësoi një transformim rrënjësor duke u rritur për t’u bërë një nga kompanitë lider në industrinë e prodhimit të lëndëve drusore dhe dizenjimit të ambjenteve të brendshme dhe të jashtme.E karakterizuar nga cilësia absolute, shija elegante dhe e sofistikuar, plotësisht ekologjike, ka bërë që Veko të jetë zgjedhja e parë e çdo konsumatori.Veko kujdeset të zgjedhë dhe të sjellë në Shqipëri markat më prestigjoze europiane duke ruajtur balancën CILËSI/ÇMIM.


HISTORIKU

1993

Dashuria për drurin dhe artin e përpunimit të këtij materiali të veçantë motivoi tre vëllezërit Koça të nisin biznesin e tyre familjar - një punishte modeste druri, e cila përbën dhe pikënisjen e grupit VEKO.

1996

Stacion i rëndësishëm ky vit për kompaninë, duke qënë se zgjeron aktivitetin e saj në fushën e importit të lëndëve drusore kryesisht nga Skandinavia, përpunimin e tyre, tregtimin e produkteve industriale prej druri dhe aksesorëve për mobilje.

1998-2000

VEKO zgjeron dhe përforcon linjën e prodhimit me investimin në makineri moderne për përpunimin e drurit. Në të njëjtën kohë rrit kapacitetin e saj magazinues në 8500 m2.

2002

Kompania vazhdon aktivitetin e saj me investimin në prodhimin e mobiljeve gjysëm të gatshme nga produkte industriale druri të tipit DIY, por edhe pasurimin e gamës së lëndëve të para me importe nga Azia, Amerika dhe Afrika.

2003

Zhvillimi i vazhdueshëm i kompanisë krijon nevojën për zgjerim në ambiente të reja. VEKO investon në blerjen e pronave të veta në Tiranë dhe në një sipërfaqe totale 14.000 m² strehon zyrat, ekspozitën dhe magazinat e reja.

2005

Gjithmonë e ndjeshme në çështje të mjedisit dhe mbrojtjen e tij, kompania investon në krijimin e një linje të integruar për riciklimin e mbetjeve nga përpunimi i drurit.

2007

Veko zhvillon aktivitetin e saj në tregtimin e parketeve, pasuron portofolion e saj me përfaqësimin e kompanive më dinjitoze dhe lider të tregut, njëkohësisht zgjeron kapacitetin magazinues me 7.000 m².

2010

Zgjeron aktivitetin duke investuar në tregun e laminateve dhe parketeve

E specializuar në fushën e parketeve, Flooreco është e para kompani që krijon standarde novatore në tregun vendas, përfaqëson kompanitë më të mëdha evropiane të këtij sektori dhe prezantohet përmes një ekspozite unike bashkëkohore 550 m².

2012

Zgjeron aktivitetin duke investuar në linjën e re të prodhimit Veko Pelets

Me inagurimin e një linje bashkëkohore për riciklimin e mbetjeve nga përpunimi i drurit, prodhon dhe disponon në tregun vendas dhe të rajonit më të gjerë biokarburantin – pellets të cilësisë superiore.

2014-2015

Sjell në Shqipëri një tjetër koncept për dizajimin e ambjenteve te brënshme dhe të jashtme, Veko Concept

Përvoja multi-dimensionale dhe koncepti i sofistikuar për dekorimin dhe dizajnin përbëjnë asetet primare të Veko Concept. Përfaqësues i firmave më të njohura në sektorin e design-it, në një ekspozitë unike 1500 m² shndërron filozofinë e saj në një propozim të ri estetik.

2017-2018

Zgjeron aktivitetin duke investuar në linjën e re të prodhimit Veko Panel

Prodhimi i produkteve të çertifikuara, tashmë zgjerohet edhe me prodhimin e paneleve prej druri masiv të cilësisë së lartë, duke konsoliduar kështu më tej pozitën e Grupit VEKO në tregun vendas, por dhe të rajonit më të gjerë gjeografik, në fushën e tregtimit të produkteve drusore

FILOZOFIA
JONË

Cilësia superiore, teknologjia e përparuar, profesionalizmi dhe serioziteti, respekti për konsumatorin dhe mjedisin, konsistojnë filozofinë tonë dhe frymëzojnë vizionin tonë për të qënë udhërrëfyes dhe pikë referimi sot dhe në të ardhmen.

Ne besojmë në:

  • Prodhimin e produkteve me cilësi të lartë
  • Investimin e vazhdueshëm në teknologjinë moderne
  • Zgjerimin e rrjetit të shitjeve dhe shpërndarjes
  • Investimin në trajnimin dhe specializimin e stafit
  • Efikasitetin dhe rritjen e produktivitetit
  • Rritjen e eksportit
  • Respektin ndaj konsumatorit
  • Kujdesin për mjedisin
  • Kontributin në zhvillimin shoqëror
STRATEGJIA
JONË

Me aplikimin e metodave moderne menaxhimi, synojmë arriten e tre objektivave strategjike:

  • Konsolidimin si lider në tregun vendas
  • Disponimin e produkteve të teknologjisë së lartë me cilësi superiore
  • Zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me tregun, duke i qëndruar besnikë parimeve tona: Cilësi, Origjinalitet      dhe Respekt për konsumatorin

Departamentet tona:

  • Departamenti i Prodhimit
  • Departamenti i Dizajnit
  • Departamenti i Marketingut
  • Departamenti i Shitjeve
  • Departamenti i Eksportit
  • Departamenti i Financave
  • Departamenti i Importit & Logistics
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore
FORCA
JONË

Pjesë integrale e familjes VEKO dhe suksesit të saj janë punonjësit e saj, shumë prej të cilëve nisën karierën e tyre njëkohësisht me themelimin e kompanisë.
Duke njohur dhe respektuar kontributin e tyre, kompania vazhdimisht investon në trajnimin dhe specializimin e tyre, për të përballuar sfidat dhe kërkesat në rritje të konsumatorëve dhe të tregut.
Kujdesi dhe respekti për punonjësit, mundësitë e barabarta për të gjithë, ruajtja e një ambienti të këndshëm, efikas dhe mbi të gjitha njerëzor, përbëjnë për ne përparësi.

PROJEKTET
TONA

Bashkëpunimi i mirë me shumë biznese, arkitektë, klientë dhe profesionistë, në gërshetim me korrektesinë seriozitetin cilësinë, studimin e tregut dhe investimit në teknologjinë më të avancuar, kanë sjellë realizimin e suksesshëm të shumë projekteve të rëndësishme. Në më shumë se 25-vjet Veko është prezent në shtëpi, zyra, hotele, bare, restorante, palestra, qendra komerciale, etj. Çdo projekt është unik ndaj është parë dhe menduar në çdo detaj

SHOWROOMS

Na gjeni në Vrisera, Gjirokastër, kompania qëndrore. Me filialin tonë në Tiranë dhe përmes distributorëve tanë në të gjithë Shqipërinë.
Gjithmonë për të dhënë zgjidhjen optimale për ju, duke ruajtur balancën çmim-cilesi.

Execution time: 0.075868129730225
Page section:articleDB Connection closed!