Seminar-Trajnim ”VEKO & Wakol”

Anëtarët e gjithë stafit tonë dhe partnerët tanë vazhdimisht janë pjesë e trajnimeve të ndryshme të gjithë gamës së gjerë të produkteve që ne disponojmë.

Të punojmë së bashku do të thotë të zhvillohemi vazhdimisht duke hedhur hapat e duhur drejt së ardhmes.

Duke shkëmbyer risitë e reja dhe duke shpjeguar produktet më të fundit, ne sigurojmë aftësitë teknike që na bëjnë akoma më  të mirë çdo ditë në punën tonë në përballje me klientin.  

Ndaj gjithmonë VEKO në bashkepunim me partnerin tonë WAKOL mundëson  trajnime të ndryshme sipas nevojave dhe produkteve të reja që ofrohen në treg nga kjo kompani.

Çdo punonjës dhe bashkëpunëtor i VEKO Group ka mundësinë të zhvillohet personalisht dhe profesionalisht.

Seminar i zhvilluar në ambientet e VEKO Group, për koleksionet dhe zhvillimet e reja të produkteve WAKOL.