Pallati i Sportit ”Farie Hoti”

Rehabilitimi i Sallës Sportive ”Farie Hoti” është një nga projektet tona të preferuar.

Tashmë, sportistët e Klubit Sportiv “Tirana” kanë mundësinë të stërviten në një sallë bashkëkohore dhe me standarde të larta . Cilësia e mbulesës së dyshemesë,parketi sportiv i shtruar ne fushe, është një tjetër faktor kritik për mbrojtjen e shpinës, gjunjëve dhe kyçeve të atletit, i cili ofron  siguri maksimale shëndetësore për sportistët.

Dyshemetë sportive të prodhuara nga partnerët tanë kanë certifikatën FIBA, si dhe janë në përputhje me standardin DIN 18032. Ato plotësojnë standardet për organizimin e garave sportive ndërkombëtare.