Tv Show “Nga e Para”

Sponsor i TV show “Nga e para” nga Tetori 2011 deri në Dhjetor 2011, VEKO ishte një nga sponsorët kryesorë të emisionit televiziv  nga Anima Pictures.

“Nga e para” është një emision që pretendon të edukojë dhe nxisë shijen, estetikën dhe mënyrën moderne të standardeve të jetesës, dhe në të njëjtën kohë të sigurojë një zgjidhje efektive, sociale dhe humane për familjet dhe individët në nevojë.

Pikërisht, karakteri i tij social ishte motivimi për pjesëmarrjen e VEKO-s, në konformitet të plotë me filozofinë e kompanisë.

VEKO gjithashtu plotëson standardet themelore në materialet dhe produktet e saj, çka arkitektët dhe projektuesit pretendonin, gjatë transformimit 4-ditor të shtëpisë, për çdo material që përdornin, duke zgjedhur ato më cilësorë të tregut.